Më 17 korrik në Rusi do të zhvillohen 2 gara të “Formula-1”. Njëra prej tyre në Moskë, përgjatë mureve të Kremlinit, kurse gara e dytë - në Soçi, në kryeqytetin e Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2014.

0Në Soçi për herë të parë do të vijnë ekipet e “Red Bull” dhe “Lotus Renault”. Në Moskë garat demonstrative të “Formula-1” po zhvillohen për të katërtin vit radhazi. Që nga viti 2008 e deri në vitin 2010 pjesëmarrës të Moscow City Racing kanë qenë yje të tillë të garave automobilistike si Janson Batton, i cili përfaqëson ekipin Vodafon Mc Laren Mercedes, David Coulthard - Red Bull Racing, Nico Rosberg me makinën (bolidin) e tipit AT&T Williams.