Parlamenti francez votoi me shumicë dërrmuese më 12 korrik “pro” vazhdimit të operacioneve ushtarake në Libi deri në përmbysjen përfundimtare të regjimit të Muammar Gaddafit.

Pavarësisht nga kritikat që tingëllojnë përkatësisht fillimit të luftës, Kryeministri i Francës François Fillon paralajmëroi: “Libia nuk duhet të bëhet në dimër “pranverë arabe”. Kryeministri francez kërkoi nga deputetët dhe senatorët dhënien e ndihmës popullit libian për mishërimin në jetë të ëndrrës së tij. “- Së bashku me komunitetin ndërkombëtar ne duhet të mobilizohemi për mbështetjen e popullit libian me qëllim që ai të mund të bëjë realitet ëndrrën e vet, në të cilën nuk ka asgjë ireale”. Kjo ëndërr është Libia e lirë e demokratike, në të cilën do të sundojë ligji. Unë i drejtohem shumicës në parlament dhe opozitës me besimin se ato do të shfaqin vullnetin e vet në çështjen e rrëzimit të regjimit në Libi”, - tha François Fillon.

Ligjvënësit nga Partia e dhjathtë presidenciale në pushtet “Bashkimi për Lëvizjen Popullore” (UMP), socialistët dhe centristët mbështetën njëzëri propozimin e qeverisë për vazhdimin e operacioneve ushtarake në Libi. Në pakicë u ndodhën republikanët dhe komunistët, të cilët dolën kundër luftës në Libi. Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov në intervistën e vet dhënë byrosë së Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” në Uashington deklaroi si vijon: “- Për Gaddafin nuk ka më vend në Libinë e re. Ndërsa gjithë gjërat e tjetra tashmë do të diskutohen nga palët, para së gjithash libianët. Unë kam biseduar me njerëzit nga Benghazi, të cilët thanë se janë të gatshëm për kompromis, që Gaddafi të jetojë në ndonjë vend në Libi. Ne duhet të marrim parasysh atë fakt, se ai ndodhet nën veprimin e vendimit të Tribunalit Ndërkombëtar. Por tani duhet menduar jo për formalitetet, por për të ardhmen e Libisë, për rrugët më të shpejta për ti dhënë fund përfundimisht konfliktit. Aktualisht ne vërejmë disa momente pozitive - Tripoli dhe Benghazi po diskutojnë aspektet konkrete të mekanizmit të tranzicionit. Ne do të jemi shumë të kënaqur në qoftë se kjo do të kurorëzohet me sukses”, - tha Ministri i Jashtëm rus.

0Sergei Lavrov në intervistën e vet dhënë “Zërit të Rusisë” tërhoqi vemendjen gjithashtu edhe ndaj faktit, se Presidenti Medvediev ka mbështetur vazhdimisht përpjekjet e ndërmjetësimit të Afrikës së Jugut dhe OKB-së. Javën e kaluar ai u takua me Presidentin e Republikës së Afrikës së Jugut Jacob Zuma në Soçi. Udhëheqësi i Afrikës së Jugut e njohu Dimitri Medvedievin me planet e Bashkimit Afrikan për krijimin e mekanizmit të përkohshëm administrativ në Libi - prototipin e shtetit të ardhshëm.

Viktoria Sinkeviç, Konstantin Garibov