MPJ e Turqisë ftoi Rusinë dhe Kinën për pjesëmarrje në mbledhjen e Grupit të Kontaktit për Libinë, që do të mbahet më 14-15 korrik në Stamboll. Rusia dhe Kina janë ftuar në të si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

0Pjesëmarrjen e vet në negociatat në nivel ministrash të jashtëm e konfirmuan tashmë 15 vende, ndër të cilat Franca, Britania e Madhe, Bullgaria, Australia dhe SHBA. MPJ e Turqisë pret nga mbledhja në fjalë marrjen e vendimeve politike të cilat do ti japin fund konfliktit të armatosur në Libi.