Specialistët për ngritjen e anijeve të fundosura në sipërfaqe ia hynë punës për studimin e anijes “Bullgaria” të mbytur në ujërat e lumit Vollga. Midis tyre janë edhe zhytësit me pajisje të posaçme, të cilët kanë marrë pjesë, në veçanti, në ngritjen e nëndetëses atomike ruse “Kursk”. Vendimin për ngritjen e anijes nga fundi i lumit e mori komisioni qeveritar i ngarkuar me hetimin e rrethanave të fundosjes së saj. Operacioni për ngritjen e anijes “Bullgaria” do të fillojë më 16 korrik.

0Anija “Bullgaria”, e cila po lundronte sipas itinerarit Bollgar-Kazan (Rajoni i Vollgës), u mbyt në rezervuarin e ndodhur jo larg qytetit Samara gjatë kohës së stuhisë së fuqishme të 10 korrikut. Kapaciteti i nxënësisë së anijes përbënte 140 pasagjerë, por, siç tashmë u bë e ditur, në bordin e saj ndodheshin më tepër se 200 veta. Në momentet aktuale zyrtarisht është konfirmuar vdekja e 100 prej tyre.