Ministri i Jashtëm francez Alain Juppe deklaroi të martën, më 12 korrik, se Lideri libian Muammar Gaddafi është i gatshëm të japë dorëheqjen nga pushteti, njofton Agjencia Associated Press.

“Tani shtrohet për zgjidhje jo më vetë çështja nëse do të largohet ai në parim, por ajo se kur dhe në ç’mënyrë”, - tha Ministri francez. Sipas fjalëve të Alain Juppe, këtë ne e mësuam nga të dërguarit e Gaddafit që po zhvillojnë tani negociata me Francën, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë.

0Më 11 korrik i biri i Muammar Gaddafit Seif al-Islam tregoi në intervistën e vet dhënë gazetës algjeriane “El Khabar” mbi negociatat që po zhvillon administrata e babait të tij me udhëheqjen e Francës. Ministri Juppe u bë zyrtari i parë i lartë francez që e konfirmoi në mënyrë indirekte këtë.