Në korrik për në Tokën (Landin) Josef Francit në Arktik do të niset një grup eksploratorësh të polit në kërkim të gjurmëve të ekspeditës së Georgi Brusillov-it me anijen me vela pjerrake (skuner) “Shën Anna”, e cila humbi gati 100 vjet më parë. Do ta kryesojë ekspeditën e tanishme hulumtuesi i nderuar i polit i Rusisë Oleg Prodan.

0Në korrik dhe në gusht të vitit të kaluar shkencëtarët rusë gjetën në Tokën (Landin) Josef Francit eshtrat e një njeriu, sende personale, pajisje dhe fragmente ditarësh që i përkasin njërit prej anëtarëve të ekuipazhit të skunerit “Shën Anna”, më shumë se 20 objekte (artefact) të ndryshme.