Si të paktën 60 shtetas bullgarë u arrestuan të martën në disa vende evropiane mbi bazë të akuzës për krijimin e rrjetit kriminal që merrej me falsifikimin e kartave të kreditit, raportoi Internet-portali informativ bullgar “Novinite”.

Grupimi në fjalë ka ushtruar veprimtarinë e vet për plot 9 vjet, ndërsa në ndalimin e pjesëmarrësve të tij u angazhuan më tepër se 5 mijë policë nga Bullgaria, Gjermania, Spanja, Italia, Polonia si dhe bashkëpunëtorët e shërbimit të fshehtë amerikan.

0Aktiviteti kryesor i grupit kriminal, i cili u njoh si më i madhi në botë, zhvillohej në Itali. Atje u arrestuan 7 persona.