Skulptura prej bronzi e Karkalecit sot u vendos në periferi të Shën Petersburgut, në Peterhof. “Shtati” i vetë Karkalecit është 20 centimetra, ndërsa me gjithë gjatësinë e mustaqeve arrin deri në 30 centimetra. Ai është vendosur në një kolonë me lartësi 1 metër dhe mban në duar një letër me vargjet kushtuar karkalecit, të cilat shkencëtari enciklopedist rus Mikhail Lomonosov i shkroi në vitin 1761 gjatë rrugës për në Peterhov.

0Vjersha është e vogël prandaj dhe është gdhendur e plotë e mund të lexohet qartë në qoftë se qëndron pranë monumentit.