Bashkimi Evropian dhe Rusia kanë avancuar shumë në punën mbi përpilimin e dokumentit për etapat e kalimit tek regjimi pa viza. Dokumenti në fjalë është bashkërenditur gati 99%. Kjo u bë e ditur pas përfundimit sot në Bruksel të negociatave të zyrtarëve të lartë të Rusisë dhe BE.

0Tani ekziston shansi që ky dokument të miratohet në samitin Rusi-BE që do të mbahet në fund të vitit. Në të figurojnë katër kapituj (seksione): pasaporta - siguria dhe të dhënat biometrike; çështjet e migracionit dhe kufijve; lufta kundër terrorizmit dhe aspektet ligjore; marrëdhëniet e jashtme.