“Kuarteti i Lindjes së Mesme” (ndërmjetësueve ndërkombëtarë të përfaqësuar nga Rusia, SHBA, OKB-ja dhe BE) nuk mundi të gjejë dot rrugëzgjidhjen e problemit: si të kthehen izraelitët dhe palestinezët në tryezën e bisedimeve. Në takimin e ditës së martë në Uashington pjesëmarrësit e “kuartetit” miratuan bile dhe deklaratën e përbashkët.

Rusinë në këtë takim e përfaqësoi Kreu i MPJ Sergei Lavrov. Ai ndodhet aktualisht me një vizitë zyrtare në SHBA. Sipas njoftimeve të korrespondentes speciale të Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Elizaveta Isakova, asnjë nga pjesëmarësit e takimit të “kuartetit” nuk komentoi rezultatet e tij. Vetëm një përfaqësues i lartë i Administratës së SHBA për Protokollin u tha gazetarëve, se midis Palestinës dhe Izraelit ekzistojnë mosmarrëveshje serioze, prandaj “kuartetit” do ti duhet të bëjë një punë suplementare për eliminimin e tyre. Gjatë kësaj ai deklaroi me diplomaci, se edhe më parë jo çdo mbledhje e “kuartetit” ka publikuar deklaratën përfundimtare.

Në intervistën e vet dhënë “Zërit të Rusisë” analisti politik izraelit, redaktori i internet-botimit “IzRus” Aleks Kogan gjithashtu deklaroi se nuk e quan aspak mungesën e arritjes në marrëveshje dështim. Ky, sipas mendimit të tij, është reagim normal për situatën e krijuar në mes të Izraelit dhe Palestinës. “- Në momentet aktuale udhëheqjes së Autonomisë Palestineze i është ngulitur në kokë ideja fikse, se në shtator OKB-ja në mënyrë të njëanshme do të shpallë krijimin e shtetit të Palestinës. Në Izrael mendojnë se kjo është shkelje e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më sot midis Autonomisë Palestineze dhe Qeverisë izraelite. Për shkak të kësaj të dyja palët nuk mund të ulen në tryezën e bisedimeve”, - tha Aleks Kogan.

Ekspertja e Institutit të Studimeve Orientale, Profesore e Institutit Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës (MGIMO) të MPJ të Rusisë Irina Zviagelskaja kështu e komentoi ngjarjen aktuale në Uashington: “- Takimi pasqyroi qorrsokakun e plotë në të cilin kanë hyrë negociatat midis palestinezëve dhe Izraelit. Pozitat e palëve konfliktuese janë shumë të largëta. Pajtimi i dy lëvizjeve kryesore palestineze - "Hamas" dhe "Fatah" - po realizohet me vështirësi të mëdha mbi bazë shumë të ashpër nacionaliste. Duhet theksuar edhe pozita jashtëzakonisht e rreptë e qeverisë së Benjamin Netanjahut. Ajo gjatë gjithë kohës vë parakushte: të na njihni ne si shtet hebre, të bëni këtë, të bëni atë...”, - thotë Irina Zviagelskaja.

0Ndërmjetësuesit nuk arritën dot t'i kthejnë izraelit dhe palestinezën në tryezën e bisedimeve, prandaj jo krejt rastësisht pas përfundimit të takimit u tha, se vetë palët konfliktuese, në fund të fundit, duhet të ndërmarrin ndofarë hapash për afrimin e pozitave, le të provojnë të fillojnë vetë negociatat pa parakushte.

  
Vladimir Fedoruk