Erërat e fuqishme dhe shirat e rrëmbyer kanë pushtuar tashmë për disa ditë me radhë Shën Petersburgun. Të premten e kaluar rrufeja goditi një pemë mu në qendër të qytetit dhe vrau si rezultat një burrë e një grua. Sot stuhia rrëzoi 7 pemë dhe një shtyllë ndriçimi në rrugë. Për fat të mirë viktima nuk pati.

0Një situatë serioze emergjete u krijua kur ranë 2 plepa, të cilët këputën telat e shtyllës së tensionit të lartë dhe zunë nën vete një automobil të markës Mitsubishi. Edhe 2 pemë të tjera ranë mbi godinën 3-katëshe të Institutit të Studimit të Trurit të Njeriut. Meteorologët parashikojnë vazhdimin e stuhisë dhe shiut të madh gjatë gjithë natës në Shën Petersburg.