Përfaqësuesi i një prej specieve të reja të gjitarëve u zbulua në një nga parqet kombëtare të shtetit brazilian Rio de Janeiro. Kafshëza e sapozbuluar e faunës përfaqëson në vetvete një mi në miniaturë që jeton në pemë dhe ushqehet me bimë.

0Kafshëza, dimensionet e së cilës nuk i kalojnë disa centimetrat, mori emrin në latinisht Cerradomys goytaca për nder të fisit indian të koitakazëve, të cilët patën jetuar në Brazil përpara ardhjes së evropianëve atje. Shkencëtarët kanë ndërmend të përcaktojnë origjinën e tyre si dhe të studiojnë mjedisin e banimit dhe veçoritë e sjelljes të këtyre kafshëve të vogla.