Me premierën e baletit “Anna Karenina”, vënë në skenë sipas motiveve të romanit me të njëjtin titull të Lev Tolstoi-t, në Metropolitan Opera filloi turneu e vet Trupa e Teatrit Mariinski të Shën Petersburgut. Baleti u vu në skenë nga Aleksei Ratmanski, dirigjent - maestro i famshëm Valeri Gergiev.

Në programin e turneut të Trupës së famshme ruse përfshihen veprat “Carmen Suite”, “Simfonia Do maggiore” si dhe baleti “Kali-Kurrizo”, i vënë në skenë mbi bazë të motiveve të përrallës ruse në vargje me të njëjtin titull të Pjotër Jershov.