Në Moskë u ndërmorr tentativa për zjarrvënie në sinagogë. Natën në të gdhirë të së martës 4 persona me maska në fytyrë hodhën në godinën e saj shishe me lëndë djegëse. Zjarri u arrit të shuhet. Kriminelët ua mbathën këmbëve nga vendngjarja.

0Hetuesit nuk përjashtojnë edhe versionin se sulmimi i sinagogës u bë shenjë hakmarrjeje nga ana e nacionalistëve në prag të shpalljes së aktgjykimit 5 skinheads. Ata u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasje, tentim vrasje dhe tentativë për organizim akti terrorist.