Më shumë se 50 hetues dhe kriminalistë po përpiqen të sqarojnë rrethanat e fundosjes së anijes me motor “Bullgaria”. Ajo u mbyt në një nga rezervuarët e lumit Vollga të dielën gjatë shpërthimit të një stuhie të fuqishme 3 kilometra larg bregut. Në bordin e saj ndodheshin 208 persona. U arrit të shpëtohen deri tani 79 pasagjerë.

Në bazë të faktit të fundosjes së anijes është ngritur çështje penale. Hetuesit po shqyrtojnë të gjitha versionet e mundshme. Ndër versionet prioritare - “problemet e pandrequra teknike të anijes”. U arrit të saktësohet se anija u anua në të dhjathtë gjatë kthesës dhe pas 4 minutash u fundos. Atë mund ta ketë përmbysur edhe ndonjë dallgë e fuqishme anësore - në momentin e katastrofës fuqia e erës arrinte deri 30 metra në sekondë. Gjatë kësaj uji i lumit mund të ketë depërtuar në hambarët dhe ambjentet e brendshme të anijes nëpërmjet dritareve (iluminatorëve) të hapura.

Hetimi arriti të zbulojë gjithashtu se radisti i anijes nuk mundi të japë sinjalin “SOS”, sepse anija mbeti pa korent. Doli se gjeneratori i energjisë elektrike pushoi së funksionuari që para se uji të depërtonte në kabinën e motorave. Gjatë kohës së udhëtimit paraardhës turistik atje pat shpërthyer zjarr, pasojat e të cilit nuk u eliminuan më pas nga ekuipazhi. Nuk u riparua as motori kryesor, i cili pushoi së funksionuari në prag të udhëtimit fatkeq. Tani hetimi po përpiqet të sqarojë, se kush, pavarësisht nga të gjitha këto probleme të pazgjidhura, dha komandën për nisjen e anijes në lundrim me turistë në bord. Mjerisht, dëshmitari kryesor - kapiteni i anijes - nuk jeton më. Të martën zhytësit ngritën në sipërfaqe trupi e tij pa jetë nga anija e fundosur në thellësinë 20 metra. Në Kompaninë e lundrimit, e cila dhe është pronare e “Bullgaria”, mendojnë se e gjithë përgjegjësia për gjendjen teknike, mirëmbajtjen e saj bie mbi agjencinë turistike që shfrytëzonte anijen për ekskursione. Ja se ç’thotë Sergei Baleevski, Zëvendës drejtori i Kompanisë: “- Sipas legjislacionit për funksionimin teknik (mirëmbajtjen) dhe shfrytëzimin komercial të anijes, gjendjen e njerëzve dhe pronës përgjigjet qiramarrësi i saj. Kjo është firma e Kazanit “AgroRechTur”, - tha Sergei Baleevski.

Hetuesit shpresojnë të gjejnë në anijen e fundosur regjistrin e fiksimit të lundrimeve me qëllim të marrjes së informacionit suplementar në lidhje me shkaqet e tragjedisë. Në veçanti, ai do të ndihmojë për sqarimin e rrethanës vijuese - përse shumë dyer dhe iluminatorë (të situatave emergjente) në anije u ndodhën të bllokuara fare. Dhe se vërtet vetëm zhytja e shpejtë e anijes nën ujë bëri të pamundur shfrytëzimin e barkave të fryra me ajër (inflatable). Përse jelekët e shpëtimit në anije ishin të pamjaftueshëm për të gjithë pasagjerët.

0Filloi ndjekja penale edhe e dy kapitenëve të anijeve që nuk ndaluan dhe nuk i erdhën në ndihmë anijes “Bullgaria” në momentin e fatkeqësisë. Ata i panë për mrekulli njerëzit në barkat e shpëtimit në mes të dallgëve dhe as që denjuan të reagojnë ndaj situatës emergjente. Indiferenca dhe neglizhenca e tyre shkaktoi reagime jashtëzakonisht të mprehta, të ashpra publike. Autoritetet siguruan se do të merren të gjitha masat e nevojshme legjislative për ndëshkimin e rëndë të këtyre kapitenëve.

Konstantin Garibov