Në Moskë kremtojnë 450-vjetorin e një prej monumenteve më madhështore të historisë dhe kulturës ruse - Tempullit të Shën Vasilit. Ndërtimi i Tempullit, sipas dëshmive të kronikave të ruajtura deri në ditët tona, përfundoi më 12 korrik të vitit 1561.

0Sot atje do të mbahet një shërbim kishtar solemn, kurse më pas të gjithë ata që do të dëshirojnë do ti ftojnë për ekskursion në Tempull. Këto ekskursione do të zhvillohen çdo gjysëm ore. Festa do të përfundojë në mbrëmje me debutimin e kambanarëve (bell-ringer) të Kremlinit të Moskës. Ata do të shkrijnë gjithë talentin e mjeshtërinë e tyre. Në kambanoren e Tempullit të Shën Vasilit ndodhet një nga koleksionet më të mira të kambanave në kryeqytet, që i përkasin periudhës së shekujve XVI-XX.