Lëshimi i raketëmbajtëses ruse “Sojuz” me 6 satelitët amerikanë të komunikimit “Globalstar-2” në bord u shty për një kohë të pacaktuar. Për këtë njoftuan në shërbimin për shtyp të Agjencisë Kozmike të Rusisë.

0Koha e lëshimit të raketëmbajtëses do të varet nga shpejtësia e eliminimit të problemeve të identifikuara gjatë përgatitjes së anijes për start. Më parë lëshimi i raketëmbajtëses ruse “Sojuz” tashmë është shtyrë një herë për shkak të problemeve që lindën disa sekonda para startit.