Rusia sot mban zi për të gjithë ata që gjetën vdekjen gjatë tragjedisë me anijen “Bullgaria” në Tartarstan. Në vend është shpallur Ditë Zie, në gjithë territorin e saj janë ulur në gjysmë shtize flamujt kombëtarë. Telegrame ngushëllimi vazhdojnë ti vijnë Presidentit Dimitri Medvediev nga udhëheqësit e shumë shteteve.

0Anija turistike “Bullgaria” u fundos të dielën në ujërat e lumit Vollga. Nga 208 personat që ndodheshin në bordin e saj u arrit të shpëtohen vetëm 79 veta. Në listën zyrtare figurojnë 58 të vdekur, midis të cilëve edhe 5 fëmijë. Fati i pasagjerëve të tjerë tani për tani mbetet i panjohur. Kërkimi i tyre po vazhdon intensivisht pa ndërprerje ditë-natë.