Dimitri Medvediev e shpalli 12 korrikun Ditë Zie kombëtare për viktimat e fundosjes së anijes “Bullgaria” në ujërat e lumit Vollga.

“Unë morra vendimin për shpalljen e 12 korrikut - Ditë Zie kombëtare”, - njoftoi Medvediev të hënën në mbledhjen e zhvilluar në rezidencën presidenciale Gorki në periferitë e Moskës, e cila iu kushtua tragjedisë me fundosjen e anijes “Bulgaria”.

0Anija “Bulgaria” u mbyt të dielën në ujërat e lumit Vollga. Në bordin e saj ishin më tepër se 200 veta. Deri tani u shpëtuan vetëm 79 pasagjerë të saj.