Mundësit rusë të stilit greko-romak Aslanbek Khushtov dhe Bilan Nalgiev u renditën ndër fituesit e turneut final të Golden Grand Prix që po zhvillohet në Baku. Kampioni olimpik i vitit 2008 Aslanbek Khushtov zuri vendin e dytë në kategorinë e peshës deri në 96 kilogramë, kurse Bilan Nalgiev fitoi medaljen e bronzit në kategorinë e peshës deri në 74 kilogramë.

Nga dy medalje të arta fituan të zotët e shtëpisë së turneut dhe përfaqësuesit e Iranit, nga 1 medalje ari mundësit e Hungarisë, Ukrainës dhe Turqisë.