Presidenti i Federatës Ruse në microblog-un e vet në “Twitter” i shprehu ngushëllimet e veta të sinqerta të afërmve të viktimave të fundosjes së anijes “Bullgaria”.

Anija me dy kuverta (dykatëshe) “Bullgaria”, e ndërtuar në vitin 1955 në Çekosllovaki, u fundos të dielën në ujërat e lumit Vollga gjatë kohës së stuhisë së fuqishme 3 kilometra larg bregut. Si të vdekur figurojnë 13 veta, fati i rreth 100 pasagjerëve të tjerë mbetet i panjohur tani për tani.

0Të dhëna të sakta mbi numrin e përgjithshëm të njerëzve që ndodheshin në bordin e anijes nuk ka. Sipas të dhënave të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Federatës Ruse në anije ishin 199 veta, 79 prej tyre u arrit të shpëtohen. Operacionet e kërkimit e shpëtimit të të mbijeturve po vazhdojnë në mënyrë aktive në zonën e tragjedisë.