Dislokimi i mbrojtjes amerikane antiraket në Evropë nuk duhet të helmojë marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit. Për këtë deklaroi Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov në vigjilje të vizitës së vet zyrtare në SHBA (11-13 korrik). Kjo temë, sipas fjalëve të ministrit rus, në një farë mase do të jetë kyçe në negociatat me Presidentin Barack Obama dhe Sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton.

Ministri i Jashtëm rus po niset për në Uashington me bindjen e thellë se riformatimi në marrëdhëniet bilaterale dha tashmë rezultate të rëndësishme pozitive. Një prej tyre - Rusia gjeti tek SHBA një partnere të sigurt, të parashikueshme dhe konsekuente.

Ndërkohë vazhdojnë të ruhen edhe mosmarrëveshje midis Moskës dhe Uashingtonit. Në veçanti, Rusia do të donte ta shikonte sistemin amerikan të mbrojtjes antiraket në Evropë si një projekt të përbashkët. Domethënë, që të gjitha komponentet e tij të koordinohen në mënyrë të tillë që askush të mos të ndjehet i kërcënuar. Ndërkaq projekti po zhvillohet sipas “projektimit, dizajnit amerikan”, mendon Lavrov. Moskën e ftojnë vetëm për të ndihmuar në zbatimin e tij me burimet e veta. Kurse Rusia, nga ana e vet, nuk është e bindur se ky është, si i thonë fjalës, “projektimi, dizajni” më i mirë, më optimal. Këtë pozitë Ministri Lavrov ka ndërmend t’ia qartësojë udhëheqjes së lartë të SHBA. Sergei Lavrov shpreson të marrë përgjigjen e palës amerikane në lidhje me arsyen e refuzimit nga ajo të nënshkrimit të një dokumenti ligjërisht të detyrueshëm për zbatim mbi mosdrejtimin e sistemit evropian të mbrojtjes antiraket (MAR) kundër Rusisë. Ai është mëse i bindur, se propozimet e bëra nga Moska përkatësisht organizimit të mbrojtjes së përbashkët antiraket janë plotësisht të vlefshme për kërkimin e kompromisit. Kurse kjo do të thotë se ato nuk do të cënojnë as interesat e SHBA, as të Evropës dhe as të Rusisë.

Një tjetër temë e nxehtë e bisedimeve në Uashington do të bëhet situata në Lindjen e Afërt dhe në Afrikën e Veriut. Lavrov ka ndërmend ti bëjë thirrje Uashingtonit që të marrë në konsederatë gabimet e skenarit libian dhe për të mos i tirazhuar ato gjatë përpjekjeve për rregullimin e situatës së mbarsur me konflikt në Siri. Qëllimi ynë i përbashkët, thotë, në veçanti, Lavrov, është inkurajimi i opozitës siriane për të negociuar me Presidentin e Sirisë Bashar al-Assad.

0Gjatë vizitës së Sergei Lavrovit në SHBA pritet nënshkrimi i dy marrëveshjeve tejet të rëndësishme. Një nga ato - mbi thjeshtëzimin e regjimit të vizave midis dy vendeve - parashikon dhënien e vizave me shumë kalime biznesmenëve dhe turistëve. Kurse tjera është marrëveshja mbi birësimin. Ajo përfshin testimin e detyrueshëm psikologjik për prindërit e ardhshëm birësues. Dokumenti parashikon gjithashtu mbajtjen nga fëmijët e birësuar rusë, deri në arritjen e moshës madhore, të shtetësisë ruse.

Vladimir Fedoruk