Moska paralajmëron kundër aplikimit të skenarit libian në Siri. Në takimin ministror të “Kuartetit” për Lindjen e Mesme (në të hyjnë Rusia, SHBA, OKB dhe BE), Ministri i Jashtëm i Rusisë u bëri thirrje homologëve të vet për të mos ia ngarkuar gjithë përgjegjësinë për krizën që ka mbërthyer Sirinë udhëheqjes së saj dhe për të inkurajuar opozitën që të ulet në tryezën e bisedimeve me Presidentin Bashar al-Assad.

0Sergei Lavrov u shpreh kundër standarteve të dyfishta në qëndrimin ndaj zgjidhjes së krizave në vendet e Lindjes së Mesme. Në lidhje me Libinë dhe Sirinë është e domosdoshme të shmanget demonizimi i ndonjërës prej palëve të konfliktit, vuri në dukje Lavrov. Sot ai do të niset për në Uashington për pjesëmarrje në mbledhjen e “Kuartetit” të ndërmjetësuesve ndërkombëtarë.