Në Tartarstan (Republikë ruse në rajonin e Vollgës) 12 korriku është shpallur Ditë Zie për viktimat e fundosjes së anijes “Bullgaria”. Në vendin e tragjedisë u gjetën 12 trupa pa jetë. Gjithsej në bordin e anijes ruse, të destinuar për lundrime turistike, ndodheshin rreth 200 veta, midis të cilëve dhe gati 50 fëmijë. U arrit të shpëtohen 80 veta, ndërsa fati i të tjerëve tani për tani mbetet i panjohur. Shpëtuesit arritën të kontrollojnë mjediset e brendshme të anijes, por të mbijetuar atje nuk gjetën.

Anija “Bullgaria” u fundos në ujërat e Vollgës në Tartarstan. Sipas versionit paraprak, shkaqe të mundshme të tragjedisë mund të jenë bërë gjendja e keqe teknike e anijes dhe mbingarkesa e saj me turistë.