Në operacionet e shpëtimit në rajonin Kamsko-Ustinsk të Tartarstanit marrin pjesë 307 shpëtues në përbërjen e 27 grupeve. Për këtë raportoi Zëdhënësi i Qendrës rajonale të emergjencave të zonës së Vollgës të MSJ Mihaill Turkov.

“Zonën bregdetare në afërsi të vendit të tragjedisë po e kontrollojnë 8 ekipe shpëtimi. Edhe 19 grupe të tjera po krehin ishujt që ndodhen aty pranë, meqenëse shpresohet se ndokush nga pasagjerët e anijes së mbytur mund të ketë mbërritur deri atje me not”, - saktësoi ai.

Në momentet aktuale në operacionet e shpëtimit janë venë në veprim 73 njësi teknike speciale, duke përfshirë edhe 16 anije: 8 mjete lundruese të Inspektoratit Shtetëror për anijet e vogla, 1 anije shpëtimi dhe 1 zjarrfikëse, patrullimi, anijet “Varna”, “Majak”, “Arabella” dhe “Orbita” si dhe 2 helikopterë Mi-8.

Në momentet altuale zona e kërkimit është zgjeruar deri në 25 kilometra në drejtim të rrymës. Fillimisht ajo përbënte 20 kilometra, njoftuan në Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme.