Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev udhëzoi Kryetarin e Komitetit Hetimor Aleksandër Bastrikin që të krijojë urgjentisht grupin e hetimit për përcaktimin e shkaqeve të fundosjes së anijes dhe identifikimin e fajtorëve të tragjedisë. Kurse Udhëheqësin e Tartarstanit Rustam Minnikhanon - që të sigurojë të gjithë asistencën e nevojshme për të dëmtuarit dhe të afërmit e viktimave.

Në lidhje me faktin e fundosjes së anijes në Departamentin kryesor të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Tartarstanit u krijua shtabi operativ. Funksionon telefoni i hotline: +7 (843) 227-46-56 për të sqaruar situatën aktuale dhe marrjen e informacionit në lidhje me listat e të shpëtuarve dhe të dëmtuarve.

Shtabi operativ u krijua edhe në Ministrinë e Transportit me urdhër të Kreut të dikasterit Igor Levitin.

0Sipas faktit të tragjedisë që ndodhi me mbytjen e anijes “Bullgaria” është ngritur çështje penale mbi bazë të nenit “Shkelja e rregullave të sigurisë dhe funksionimit të transportit ujor që sjell nga pakujdesia vdekjen e njeriut” të Kodit Penal. Ai parashikon dënimin deri në 5 vjet heqje lirie.