Anija me motor “Bullgaria”, që u nis më 10 korrik me një lundrim turistik dy-ditor sipas itinerarit Kazan - Bullgar - Kazan, u fundos në prag në lumin Vollga (në zonën e Rezervuarit Kuibishev) rreth 13.30 sipas orës së Moskës pranë fshatit Sukejevo të rajonit Kamsko-Ustinsk të Tartarstanit. Tragjedia ndodhi 3 kilometra larg bregut për shkak të kushteve jashtëzakonisht të këqija të motit me rrebeshe shiu të madh dhe erë të tërbuar.

Me referim tek informacioni i marrë më 06:00 sipas orës së Moskës të datës 11 korrik, në bordin e anijes “Bullgaria” ndodheshin 197 persona. Për këtë u deklarua në materialet e publikuara nga Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Tartarstanit. Nga këta 148 ishin pasagjerë, 16 personona të paregjistruar dhe 33 anëtarë të ekuipazhit.

Sipas të dhënave të fundit u arrit të shpëtohen 80 veta, 5 u gjetën të vdekur.

Në materialet e MSJ njoftohet gjithashtu, se më 05:20 sipas orës së Moskës për në zonën e fatkeqësisë u nis motoskafi me zhytësit e shërbimeve të shpëtimit “Centrospas” dhe “Lider” me qëllim të nxjerrjes në sipërfaqe të trupave pa jetë të pasagjerëve nga anija e fundosur “Bullgaria”.

0Për në Tartarstan janë nisur urgjentisht ekipe shpëtime nga rajonet e tjera të Rusisë. Më 05:55 sipas orës së Moskës në aeroportin e Kazanit (kryeqyteti i Tartarstanit) mbërriti një aeroplan nga Krasnodari me 12 zhytës-shpëtues dhe 2 sisteme për mbikëqyrje nënujore. Pritet gjithashtu edhe ndihma e 9 shpëtuesve nga Ufa dhe sjellja në vendin e tragjedisë e një kompleksi mobil të tipit batiskaf të pajisur me barokamerë.