Bashkësia astronomike ruse u ftua për t’u bashkuar me projektin më të madh të Observatorit Evropian Jugor (ESO) të vendosur në Kili.

Tarifa e hyrjes në të për Federatën Ruse është vlerësuar në 120 milionë euro me përfitime jashtëzakonisht të mëdha. Në këtë rast Rusia do të marrë porosi për instrumente unikale astronomike.

0Rusia është fort e interesuar për përfshirjen e vet në këtë projekt: një sërë objektesh të Universit nuk duken nga Hemisfera Veriore, prandaj të gjitha vendet synojnë të sigurojnë platforma vëzhgimi në Jug. ESO është krijuar në Kili në vitin 1962 për garantimin e aksesit të astronomëve evropianë në qiellin jugor. Atje janë ndërtuar 18 teleskopë të mëdhenj dhe tepër të avancuar nga ana teknike.