Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov me porosi të Presidentit Dimitri Medvediev vizitoi Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Ai u takua me homologun e vet armen Eduard Nallnanian dhe i përcolli palës armene propozimet e Rusisë për rregullimin e konfliktit të Nagorni-Karabahut. Presideti i Armenisë Serzh Sargsian premtoi ti studiojë dhe ti marrë në konsideratë propozimet ruse në një kohë sa më të afërt.

0Në Baku Kreu i MPJ të Federatës Ruse i dorëzoi Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Alijev mesazhin personal të Dimitri Medvedievit në lidhje me çështjen e rregullimit të konfliktit të Nagorni-Karabahut.