Rusia nuk do të ndryshojë kursin e politikës së saj të jashtme në Lindjen e Afërme, deklaroi Zëvendësministri i sapoemëruar i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Mihaill Bogdanov, i cili kuron, mbikëqyr marrëdhëniet me vendet e Lindjes së Afërme dhe Afrikës së Veriut.

Rajoni ka ndryshuar dhe po vazhdon të transformohet. Duhet filluar puna në realitetin e ri, theksoi diplimati. Por “vështrimi i ri” nuk nënkupton kurrsesi ndryshimin e kursit, shtoi ai. Ne i përmbahemi vendosmërisht parimit të moslejimit të ndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të Lindjes së Afërme dhe imponimit atyre të gjithfarë formulave e skenarëve të gatshëm.

0Mihaill Bogdanov kujtoi, se çështja e përpunimit të një strategjie të përbashkët për marrëdhëniet me rajonin u diskutua në samitin e “G-8” në Deauville të Francës në fund të majit. Në Lindjen e Afërme dhe në Afrikën e Veriut ne do të veprojmë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë, konkludoi Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.