Çmimi i sistemit të microblogging të Internetit që po zhvillohet me shpejtësi të paparë - “Twitter” ka arritur në 8 miliardë $, njofton shërbimi i informimit të gazetës “The New York Times”.

Llogaritjet u bënë në lidhje me marrëveshjen që po përgatitet për shitjen e një pjese të aksioneve të tij dy investitorëve për 400 milionë $. Emrat e tyre nuk bëhen publike. Por në qarqet e biznesit të London City përmendet emri i biznesmenit rus Juri Milner.

0I themeluar në vitin 2006 sistemi “Twitter” është kompani private, aksionet e së cilës mbahen nga një numër i kufizuar personash dhe nuk tregtohen në bursat botërore.