Qëllim kryesor i bashkimit të aseteve të kompanive “Gazprom” dhe “Renova” është dalja e kompanisë që po krijohet në tregjet ndërkombëtare dhe ruse dhe tërheqja e investitorëve të rinj. Për këtë deklaroi Kryetari i Bordit të Drejtorëve të grupit të kompanive “Renova” Viktor Vekselberg gjatë komentimit të nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë “Gazprom”.

0Sipas mendimit të Vekselberg, “ky projekt i ri i përbashkët do të bëhet shumë atraktiv dhe do të ngjallë interes të madh si midis investitorëve rusë, ashtu dhe atyre të huaj”.