Këtë festë vendi po e kremton tashmë për të katërtin vit me radhë për nder të kujtimit të mbrojtësve, përkrahësve orthodhoksë të Martesës - Shën Pjetrit dhe Shën Fevronia-s të Muromit (Murom - qytet rus ky në qarkun e Vladimirit, i cili ndodhet rreth 500 kilometra larg Moskës). Shëndet të fortë, ngrohtësi e begati në vatrat familjare u uroi sot të gjithë qytetarëve rusë bashkëshortja e Presidentit të Federatës Ruse Svetllana Medvedieva, e cila kryeson Komitetin organizator të festës. Çdo vit në këtë ditë çifteve që kanë jetuar në një martesë mbi 25 vjet u dorëzohet medalja “Për dashurinë dhe besnikërinë”. Këtë vit me medalje të tilla do të nderohen më tepër se 5 mijë familje, kurse të porsamartuarve do tu dhurohen bizhuteri.