Ministër i Jashtëm i Federatës Ruse Sergei Lavrov në intervistën e vet dhënë Kanalit televiziv “Rusia 24” preku temat kyçe të marrëdhënieve me Perëndimin.

Vemendjen kryesore në të Lavrov ia kushtoi problemit më akut - dialogut për krijimin e sistemit të mbrojtjes evropiane antiraket.

Sipas fjalëve të Ministrit, ky projekt është thjesht amerikan. Tani po realizohet procesi i ingranimit të NATO-s në të. Evropa mund të japë vetëm një kontribut modest me gjëra të vogla ndihmëse të dorës së dytë. Prandaj partneri kryesor negociator për Rusinë është Uashingtoni. Biseda me të do të ketë të bëjë me krijimin e kuadrove të nevojshëm politikë, të cilët të lejojnë për t’ia hyrë punës me qëllim të zgjidhjes së aspekteve konkrete tekniko-ushtarake të projektit, tha Sergei Lavrov: “- Kuadrot duhet ti përcaktojnë disa elementë shumë të rëndësishëm. Së pari, ky projekt duhet të jetë i barabartë, i përbashkët dhe duhet të bazohet jo në pranimin e padiskutueshëm të analizës së bërë nga njëra panë (në këtë rast SHBA), por të mbështetet në kontributin e përbashkët intelektual analitiko-ushtarako. Tani për tani kjo nuk po funksionon”, - u shpreh Sergei Lavrov.

Në Moskë mendojnë, se realizimi i planit amerikan pa marrjen parasysh të druajtjeve të Rusisë mund të çojë në një situatë të tillë, kur në afërsi të kufijve rusë të duket infrastruktuta që shkakton probleme për potencialin strategjik të Federatës Ruse. Me qëllim që të eliminohen këto druajtje Moska propozon të arrihet në marrëveshje mbi mosdrejtimin e mbrojtjes evropiane antiraket kundër Rusisë dhe kundër çdonjërit prej aleatëve të saj. Amerikanët nuk janë gati për një gjë të tillë, tha Sergei Lavrov. “- Pozita jonë është tejet e thjeshtë: në qoftë se deklarohet se sistemi nuk drejtohet kundër Rusisë, përse nuk mund të fiksohet kjo gjë në letër atëhere? Përgjigje ne ende nuk kemi marrë, por shpresojmë megjithatë se në takimet e pritshme në Uashington me 11-13 korrik ne ta prekim këtë temë dhe të dëgjojmë mendimet e partnerëve tanë amerikanë. Ne nuk jemi të interesuar aspak që ky projekt të bëhet konfrontues, përkundrazi, ne besojmë se propozimet, që ka bërë në mënyrë të përsëritur Rusia të lidhura me vizionin tonë të bashkëpunimit të përbashkët në këtë fushë, meritojnë të merren në konsideratë dhe janë plotësisht të vlefshme për kërkimin e kompromiseve që nuk cënojnë interesat e SHBA, Evropës dhe Federatës Ruse”, - Sergei Lavrov.

Megjithatë Ministri i Jashtëm rus mendon se riformatimi i marrëdhënieve me SHBA po funksionon. Rusia fitoi një partner më të besuar, të parashikueshëm  dhe më të qëndrueshëm. Moska e vlerëson këtë, tha Lavrov.

0Duke prekur temën e situatës ekonomike në BE, ai shprehu bindjen se Bashkimit Evropian nuk i mungon vullneti politik për të ndrequr situatën e krijuar në Greqi, Spanjë dhe Portugali. Rusia, nga ana e vet, do të kontribuojë intensivisht në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet pjesëmarrjes së vet aktive në “G-20”.

Aleksandër Vatutin