Automobili “Hyundai Solaris” vendosi një rekord absolut shitje në tregun rus të automobilave. Në muajin qershor u shitën më shumë se 10.800 automjete të këtij modeli. Kompania theksoi se falë shitjes sensacionale të këtij modeli, “Hyundai Motor Cis” në gjysmën e parë të vitit dyfishoi vëllimin e shitjes së makinave, duke realizuar më tepër se 67 mijë automobila në treg.

0“Hyundai” inicioi ndërtimin e uzinës së vet nën Shën Petersburg në qershor të vitit 2008. Këtë vit uzina filloi prodhimin në masë të sedanit “Hyundai Solaris”, të projektuar enkas për Rusinë.