Gjeorgjia nuk është aspak e interesuar për të penguar hyrjen e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë. Për këtë njoftoi sot Kreu i MPJ të Gjeorgjisë Grigoll Vashadze në intervistën e vet dhënë Radiostacionit “Eho e Moskës («Эхо Москвы»). Ne nuk shkojmë në Zvicër për të frenuar anëtarësimin e Rusisë në OBT. Kjo është e dobishme për Rusinë, fitimprurëse për ekonominë botërore dhe me leverdi për Gjeorgjinë”, - deklaroi Ministri gjeorgjian duke iu referuar negociatave që po zhvillojnë pala ruse dhe pala gjeorgjiane në lidhje me hyrjen e Rusisë në OBT.

0Gjatë kësaj ai bëri mëse të qartë se Tbilisi nuk ka ndërmend të zvarrisë zgjidhjen e këtij problemi. “Ne jemi përqendruar për ti zgjidhur sa më shpejt që të jetë e mundur këto çështje”, - theksoi Ministri i Jashtëm i Gjeorgjisë.