Qeveria libiane filloi negociatat me kompanitë ruse dhe kineze të naftës për bashkëpunim në projektet e ENI italian, pas tërheqjes nga kjo kompani të stafit të vet nga vendi, njofton Agjencia Reuters me referim tek deklarata e një zyrtari libian.

0“Tërheqja e bashkëpunëtorëve të kompanisë u bë pa asnjë paralajmërim dhe prandaj Libia filloi tani negociatat me kompanitë e mëdha ruse e kineze të naftës në lidhje me çështjen e investimeve të përbashkëta”, - deklaroi zyrtari. Vetë kompanitë, me të cilat po zhvillohet aktualisht negociatat, nuk përmenden.