“Të gjithë ata, për të cilët i digjet kaq fort shpirti Perëndimit, unë jam gati që nesër ti hip në tren, ndërsa po të duhet më shpejt bile edhe në aeroplan, dhe t’i dërgoj atje. Le ti marrin po të duan”, - u tha Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko gazetarëve në Minsk. Udhëheqësi bjellorus deklaroi gjithashtu se pjesëmarrësit e protestës së heshtur përpiqen të përfitojnë nga vështirësitë ekonomike aktuale të vendit për të destabilizuar situatën.

0Të enjten në Bjellorusi për të gjashtën herë u zhvilluan aksionet e protestave të heshtura. Gjithsej gjatë kohës së zhvillimit të aktiviteteve të kësaj natyre janë ndaluar rreth 1.730 veta. Shumica e tyre u dënuan me gjoba dhe arrestime.