Kreu i kompanisë ruse “Gazprom” Aleksei Miller dhe Kryetari i Bordit të drejtorëve të grupit të kompanive “Renova” Viktor Vekselberg nënshkruan marrëveshjen e qëllimit, e cila parashikon bashkimin e aseteve të kompanive në industrinë e energjisë elektrike.

0Në kompaninë e bashkuar “Gazprom” do të zotërojë jo më shumë se 75% të aseteve minus 1 aksion, kurse “Renova” - jo më pak se 25% plus 1 aksion.