Rusia disponon përgjigje efektive ndaj vendosjes së elementeve të mbrojtjes amerikane antiraket në Evropë. Për këtë deklaroi përpunuesi kryesor i raketës më të re, në moderne ruse “Bulava”, Kryekonstruktori i Institutit moskovit të Inxhinierisë Termike, Akademiku Juri Sollomon. Kështu, pak kohë më parë u zhvilluan testet e fluturimit të një teknike principialisht të re, e cila i vë një kryq të madh gjithë sistemit të mbrojtjes antiraket (MAR) në Evropë. Sepse ai, thjesht, nuk do të mund të kapë dot raketat ruse në fazën aktive të fluturimit të tyre. Bile më tepër se kaq, Juri Sollomon është mëse i bindur se rreziku kërcënues nga mbrojtja evropiane antiraket është krejtësisht i trilluar, i pabazë.

Nga ana e vet Presidenti i Fondacionit rus në mbështetje të reformës ushtarake Pavell Zollotariov në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” deklaroi: “Përsa i përket karakteristikave të MAR, duhet thënë, se SHBA tashmë jo për herë të parë po e paraqesin të dëshirueshmen për realitet”. Eksperti tregoi mbi motivet e mundshme të fshehta të dislokimit të sistemit të MAR: “-Amerikanët po e iniciojnë kryesisht realizimin e programit të mbrojtjes antiraket (MAR), po ashtu si dhe në kohën e vet programin “Star Wars” (“Luftrat Yjore”), me qëllim që të bëjnë hopin e radhës në sferën e teknologjive dhe jo që të krijojnë kushtet për sulmimin e Rusisë. Potenciali ynë kryesor raketor është jashtë zonës së arritshme nga ata. Të gjitha aluzionet e fjalët që dëgjohen në lidhje me atë, se amerikanët do të mbledhin të gjitha anijet e veta në Arktik me qëllim të spostimit të raketave tona, janë hamendje nga sfera e fantazisë. Ose lojë politike me qëllime të caktuara”, - tha Pavell Zollotariov.

0Aftësitë e sistemeve raketore ruse janë të tilla, që çfarëdo MAR sado perfekte e premtuese që të jetë, ato do ta kapërcejnë me siguri të lartë, të padiskutueshme. Por nuk mund të lihen kurrsesi në harresë edhe konfliktet lokale, vazhdon Pavell Zollotariov. “- Duke vendosur në etapën e parë elementet e sistemit evropian të MAR dhe duke mos përfshirë Rusinë në të, Shtetet e Bashkuara krijojnë potencialin e nevojshëm për iniciimin nga ana e NATO-s të konflikteve bashkëkohore - jo bërthamore, me armë të përpikërisë së lartë. Potencialin që u lejon atyre të veprojnë efektivisht vetë dhe të minimizojnë efikasitetin e veprimeve të të tjerëve. Për këtë arsye ata nuk duan të na shohin ne në këtë sistem, sepse vendi ynë nuk është anëtar i NATO-s”, - konkludoi Pavell Zollotariov.

Maria Çupina