Presidenti rus Dimitri Medvediev vendosi në rrjetin “Twitter” me këtë adresë: http://twitter.com/#!/MedvedevRussiaE fotografitë e veta. Ato u bënë nga vetë Medvediev gjatë vizitës së tij të punës në Vladivostok (Lindja e Largët e Rusisë), i cili po përgatitet të presë samitin e APEC (Asia-Pacific Economic Cooperation) atë vitit 2012.

0“Po shikoja fotografitë me pamjet nga Vladivostokut. Natyra e këtij rajoni është me të vërtetë unikale”, - shkroi Presidenti nën një nga fotografitë e veta ku janë fiksuar 2 balena të bardha. Në një foto tjetër - pamja e urës që do të bashkojë Vladivostokun dhe ishullin Rus. Ndërtimi i kësaj ure do të përfundojë para samitit të APEC, të planifikuar për në vitin 2012.