Zgjidhje e shpejtë e situatës në Libi nuk pritet, deklaroi në intervistën e vet dhënë TV rus Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov. Sipas fjalëve të tij, NATO u gjend në një situatë të vështirë: bombardimet e Libisë po vazhdojnë më gjatë se ato, në kohën e vet, në Jugosllavi... Dhe nuk i shihet fundi kësaj.

0Nga kryeqytetet perëndimore tingëllojnë deklaratat se duhen vazhduar bombardimet deri në arritjen e fitores përfundimtare, deri sa Gaddafi të tërheqë në kazerma trupat e veta. Por çmimi i një politike të tillë është si tejet i shtrenjtë për nga pikëpamja e jetëve njerëzore”, - vuri në dukje Ministri i Jashtëm rus.