Sot në selinë e UNESKO-s në Paris do të shpallet mbi dhënien e titullit “Artist për Paqe” këngëtares ruse Allsu. Ky çmim i jepet asaj për kontributin e dhënë në rritjen e ndërgjegjësimit publik ndaj çështjeve të drejtësisë dhe tolerancës, gjendjes së fëmijëve të ndodhur në situata të vështira, luftën kundër analfabetizmit dhe mbrojtjen e mjedisit.

0Allsu - këngëtarja nga Tartarstani (Republikë ruse kjo në rajonin e Vollgës) - kombinon për mrekulli karrierën e suksesshme profesionale dhe aktivitetin e bamirësisë. Ajo u bë bashkë-themeluese e Fondit që ndihmon rindërtimin e shkollave dhe spitaleve dhe u jep mbështetje njerëzve në nevojë. Midis atyre që janë nderuar më parë me këtë titull të lartë, prestigjioz është edhe ylli kanadez i pop-muzikës Celine Dion.