Nën Novorossijsk u zhvilluan stërvitjet ushtarake detare ndërkombëtare të kufitarëve. Në to morrën pjesë përfaqësuesit e 5 vendeve të rajonit të Detit të Zi - Rusisë, Bullgarisë, Rumanisë, Turqisë dhe Ukrainës. Ata parandaluan në këto manovra migracionin e paligjshëm dhe kontrabandën si dhe u dhanë ndihmë anijeve të ndodhura në situata emergjente.

0Grupi ndërkombëtar i forcave kufitare i përbërë nga 6 anije, 10 motoskafë luftarakë, 2 helikopterë dhe 1 aeroplan operoi për herë të parë në ujërat e Detit të Zi. Njësitë detare, ajrore dhe bashkëpunëtorët e shërbimeve speciale i plotësuan me përpikëri të lartë dhe në mënyrë të koordinuar detyrat e shtruara përpara tyre. Tani flotilja kufitare mund të mblidhet në çdo moment me kërkesë të një prej vendeve të rajonit të Detit të Zi.