Në një tempull në jug të Indisë u gjet një thesar, i cili vlerësohet nga ekspertët  më shumë se 20 milionë $. Në disa sundukë u gjetën afërsisht 1 ton monedha ari, 1 ton flori, thasë me zbukurime me gurë të çmuar, kurora me smeralde e rubinë, varëse floriri të rënda si dhe Statuja e artë e Perëndisë Vishnu me lartësi 1.2 metra. Tempulli është rrethuar tani nga ushtarakët.

0Ndërkohë, në shoqërinë indiane po zhvillohen diskutime të nxehta në lidhje me atë se si të shpenzohen këto para. Thesaret e gjetura të shekullit të XVI-të mund të përdoren për përmirësimin e gjendjes së banorëve vendas, pjesa më e madhe e të cilëve jetojnë në skamje të madhe. Por Hindusët kërcënohen me vetëvrasje masive në qoftë se thesari do të nxirret nga tempulli.