Rezerva ushqimore në botë kanë mbetur pak më shumë se për 100 ditë. Me një paralajmërim të tillë dolën ekspertët e OKB-së. Me qëllim që të shmanget përsëritja e krizës ushqimore, e cila këto kohët e fundit po invadon me rregullsi alarmante, propozohet krijimi i rezervave ushqimore globale.

Popullsia e Tokës po i afrohet të 7 miliardë vetave. Dhe garantimi me ushqim i gjithë banorëve të saj po vjen duke u bërë gjithnjë dhe më i vështirë. Pavarësisht nga zhvillimi i vrullshëm i teknologjive në të gjitha sferat e jetës, uria mbetet megjithatë një kërcëmin plotësisht real për pjesën më të madhe të njerëzimit. Vetëm 2 vite të pabereqetshëm - 2007 dhe 2008 - kanë marrë miliona jetë njerëzish. Qindra miliona njerëz jetojnë në uri dhe skamje.

Sipas idesë së ekspertëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, ne kemi nevojë për një sistem të ruajtjes së ushqimit - efektiv dhe të “pastër” nga korrupsioni. E mbështesin idenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë edhe në organizata të tilla të mëdha joqeveritare ndërkombëtare si ActionAid dhe Oxfam. Sistemi global do ta ndihmojë njerëzimin të përballojë krizat ushqimore, vuri në dukje në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Koordinatorja e programit “Drejtësia ekonomike” të organizatës Oxfam Julia Evtushok” -  Ky është krijimi i sistemit të ri të qeverisjes globale. Prioritet kryesor i qeverive duhet të bëhet lufta kundër urisë. Dhe kur të lindë kriza e radhës ushqimore - edhe OKB-ja, edhe Organizata jonë e parashikojnë përsëritjen e saj - këto rezerva mund të shërbejnë si depo, magazinë e përbashkët prej nga ku mund të merren produktet dhe tu shpërndahen shtresave më të prekshme, më në nevojë të popullsisë”, - thotë Julia Evtushok.

Kontribut të qenësishëm në krijimin e sistemit global do të japin ato vende, në veçanti Rusia, të cilat tashmë kanë akumuluar përvojën e punës me garantimin e rezervave ushqimore, thekson Julia Evtushok. “- Rusia mund të tregonte, para së gjithash, mbi përvojën e vet, mbi mësimet e nxjerra nga administrimi i rezervave të drithërave. Meqenëse Rusia është një nga eksportueset më të mëdha të drithërave, ajo mund të caktonte një pjesë të prodhimit të tepër të grurit të vet për këtë fond për vendet më të varfëra”, - thotë Julia Evtushok.

0Është plotësisht e qartë se rezervat globale botërore janë pikërisht sistemi i reagimit në situata kritike. Dhe, natyrisht, duhet zhvilluar paraprakisht puna për parandalimin e “sëmundjes”: me qëllim që krizat të mos lindin, duhet zhvilluar bujqësia moderne. Për këtë, mendojnë ekspertët, duhet para së gjithash të mbështeten prodhuesit e vegjël. Një politikë e tillë do të përmirësojë jo vetëm vetë gjendjen e tyre, por dhe do të mund të shpëtojë nga uria miliona të varfër.

Igor Levkov