Shërbimi Sanitar i Rusisë planifikon të lejojë në një kohë të afërt importin e perimeve nga Bullgaria, Hungaria, Letonia, Lituania, Italia, Portugalia, Greqia dhe Polonia, u njoftoi sot gazetarëve Kryemjeku sanitar i Federatës Ruse Gennadi Onishçenko. Ishte parashikuar lejimi i importit të perimeve edhe nga Republika e Çekisë, por në ujin e ambalazhuar në shishe në këtë vend u gjet bacili E. coli, prandaj leja asaj tani për tani nuk i është dhënë.

0Javën e kaluar u lejua importi i perimeve nga Hollanda, Belgjika, Danimarka dhe Spanja në Rusi.