Avioni rus çoi në qytetin libian Benghazi  36 tonë ndihma humanitare. Kjo ndihmë destinohet për popullsinë në nevojë të Libisë, pavarësisht nga fakti se në ç’pjesë të vendit ndodhet ajo.

0Siç njoftoi më parë Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Aleksandër Llukasheviç, “konflikti i armatosur kohëgjatë në Libi çoi në degradimin e theksuar të situatës humanitare në vend, gjë kjo që shkakton shqetësim serioz në Moskë”.