Pavarësisht nga sukseset e Koalicionit Antiterrorist, potenciali i terrorizmit ndërkombëtar vazhdon të mbetet, si dhe më parë, mjaft i lartë.

Për këtë deklaroi Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurimit të Federatës Ruse Aleksandër Bortnikov duke hapur takimin e 10 në Shën Petersburg të krerëve të shërbimeve të huaja speciale (inteligjencës), të cilat bashkëpunojnë me Shërbimin Federal të Sigurimit të Rusisë. “- Ia vlen të vihet në dukje ruajtja e potencialit të lartë terrorist. Aktualisht rreziku kërcënues vjen jo vetëm nga “Al Qaeda” dhe strukturat e lidhura me të. Jo më pak të rrezikshme janë edhe lëvizje të tilla terroriste si “Hizb ut-Tahrir”, “Islamic Mevement of Turkestan”, “Muslim Brotherhood” si dhe lëvizjet ekstremiste “Tablighi Jamaat, Al-Takfir Wal-Hijra” e të tjera si këto”, - tha Aleksandër Bortnikov.

Instrument universal për rekrutimin nga terroristët të anëtarëve të rinj të grupimeve, trajnimin e tyre dhe planifikimin e sulmeve terroriste është bërë aktualisht Interneti. Pikërisht në këtë rrjet dhe është shpalosur propaganda aktive e ideve kriminale, vuri në dukje në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Drejtuesi i Qendrës Federale “Analitika dhe Siguria” Rusllan Milçenko. “- Interneti është shndërruar që prej kohësh në një platformë fort të përshtatshme për komunikim, ndër të tjera edhe për terroristët. Në të ka shumë sheshe radikale, site dhe forume, në të cilat mund të zhvillohet komunikimi i drejtpërdrejtë. Ekstremistët e shfrytëzojnë Internetin në mënyrë të plotë. Sidomos kur ekziston mundësia për të hyrë në Internet nëpërmjet modemes mobile (jostacionarë), gjë kjo që bën të pamundur përcaktimin e vendndodhjes së vetë terroristit”, - thotë Rusllan Milçenko.           Nuk është aspak e lehtë të luftohet kundër terroristëve “të armatosur” me teknologji të larta. Për këtë qëllim nevojiten metoda të reja. Dhe ato sigurisht që do të duken. Për shembull, për këto 6 vitet e fundit shërbimet speciale (inteligjencës) të vendeve të ndryshme kanë përpunuar dhe aplikuar skemën e suksesshme të shkëmbimit të informacionit mbi aktet e mundshme terroriste. Para së gjithash kjo ka të bëjë me rreziqet kërcënuese gjatë zhvillimit të aktiviteteve, ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare.

0Një tjetër aspekt i rëndësishëm i veprimtarisë anti-terroriste të shteteve është përfshirja e shoqërisë civile në luftën kundër terrorizmit. Në veçanti, në vigjilje në shtypin rus u publikua lista e organizatave dhe individëve të përfshirë në pastrimin e mjeteve financiare të fituara me rrugë të paligjshme dhe financimin e terrorizmit. Niveli i ri i publicitetit do të lejojë kundërshtimin më efektiv të legalizimit të parave të pista dhe, si përfundim, do ti shërbejë luftës kundër terrorizmit, shprehen me bindje të plotë në Shërbimin Federal të Rusisë për monitorimin financiar.

Inessa Frollova