Transmetimin e debutimit të muzikantëve në Konkursin e XIV Ndërkombëtar “Çajkovskij” (“Tchaikovsky”), që u realizua për herë të parë në Internet, e ndoqën më tepër se 1 milion veta, njoftoi Ministri i Kulturës i Federatës Ruse Aleksandër Avdeiev.

Sipas fjalëve të Ministrit, interesi i lartë i shfaqur nga ana e publikut tregoi qartë se transmetimet e muzikës klasike janë fort të kërkuara. E justifikoi plotësisht veten edhe "forma e re" e konkursit - juria e përbërë nga yje të muzikës dhe zhvillimi i konkursit në dy qytete - Moskë dhe Shën Petersburg.

Duke u referuar tek mendimi i ekspertëve Ministri vuri në dukje, se konkursi arriti ti rikthejë vetes vendin kryesues në botë. Kurse, sipas vlerësimit të jurisë, Konkursi Ndërkombëtar “Çajkovskij” është, ndoshta, konkursi më i mirë muzikor botëror i rinisë.